Demokratët po shkojnë drejt Edi Ramës? Indrit Vokshi: Berisha iu tha se duhet të jemi me shumicën...

25 Korrik 2025, 23:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Në një koment në profilin e tij, analisti Indrit Vokshi ka komentuar kalimin e një pjese të demokratëve drejt Edi Ramës, duke e lidhur këtë me filozofinë politike të promovuar nga Sali Berisha që nga nisja e “Foltores”.

Sipas tij, kur drejtësia vendoset mbi shumicën dhe forcën, pasojat janë të pashmangshme.

“Pse po shkojnë demokratët te Edi Rama?
Kur nisi ajo Foltorja, Sali Berisha iu tha njerëzve se duhet të jemi me shumicën dhe me më të fortin. Pra numrat dhe forca e caktojnë kush ka të drejtë. Shumica dhe i forti ishte ai, pakica dhe i dobëti, Luli. Tani, menduar më gjerë, shumica dhe më i forti është Edi Rama. Dallim midis këtij dhe Ramës, nuk ka, përveç faktit që Rama është shumë më i talentuar. A iu the se duhet shkuar me më të fortin dhe shumicën? Po shkojnë me shumicën e popullit, spo kufizohen te shumica e militantëve. Kur përdhos dhe përdhunon çdo moral, çdo përkatësi, çdo besnikëri duke caktuar forcën dhe shumicën si kriter drejtësie, vijnë edhe pasojat”, shkruan analisti Indrit Vokshi.

 

Po ndodh...