“Do ketë surprizë me partitë e reja”, Agim Baçi: Por duhej të mundnin egon e tyre dhe të bëheshin bashkë!

11 Prill 2025, 22:50 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do ketë surprizë me partitë e reja”, Agim

Analisti Agim Baçi komentoi pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit në emisionin Log me Endri Xhafon.

Baçi shprehet se në këto zgjedhje mund të ketë surpriza lidhur me partitë e reja, që do të kenë sipas tij vendet e tyre në parlamentin e ardhshëm.

Baçi: Për mua do ketë surprizë me partitë e reja Duhet të kishin mundur egon e tyre. Duhet të ishin bërë bashkë. U sollën si mbreti diell. Asnjë nuk e di kush është në kryetar dhe sekretar. Po të ishin bërë bashkë do kishin funksionuar. Në fillim i sulmoi Rama dhe Berisha. Mendoj se kjo pakënaqësi, do jetë edhe Agron Shehaj edhe Lapaj.

Sakaq, edhe analisti Lorenc Vangjel i ftuar në studio parashikon se në Tiranë partitë e reja do marrin 5 mandate.

Vangjeli: 5 dalin në Tiranë. Nëse votohen sot 5 vota nuk i përkasin as PD dhe as PS. Janë 5 partitë e reja që do marrin votat e tyre.

 

Po ndodh...