Fyeu fëmijët e spektrit autik/ Tërhiqet Rama: Më doli padashje, u desh të gaboja…

22 Prill 2025, 23:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Fyeu fëmijët e spektrit autik/ Tërhiqet Rama: Më doli

Edi Rama është tërhequr, pasi pati një “lumë” reagimesh kundër, në lidhje me deklaratën skandaloze gjatë një takimi të sotëm në kuadër të fushatës, ku fyeu fëmijët e spektrit autik, duke i konsideruar “autik” ata që votojnë opozitën.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama thotë se i ka dalë padashje, duke cënuar fëmijët autik dhe duke lënduar prindërit e tyre.

Kryesocialisti pranon se ka gabuar, teksa nuk e le rastin e pa e shfrytëzuar për fushatë ku premton se do të dyfishojë mbështetjen për fëmijët me aftësi të veantë.

“Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëz ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.

Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyr që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoje çdo energji timin që ti japim mësimin e merituar për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi.”, thotë Rama.

 

Po ndodh...

ide