
‘Kam parë shumë si puna jote! Vëri emër…’/ Rama debate me qytetarin që tha se dha lekë për legalizimin

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me një qytetar që deklaroi se e kishte bërë legalizimin si gjithë të tjerët, duke nënkuptuar pagesën nën dorë.
Qytetari u shpreh më parë se i kanë kërkuar para nga IKMT dhe Policia Bashkiake në mënyrë të paligjshme.
Në momentin që kryeministri ka kërkuar emrat e personave, ai nuk ka pranuar.
Debati mes Ramës dhe qytetarit:
Ram: Hajde me mua, shkojmë së bashku të denoncojmë njeriun që i ke dhënë lekët. Jo me diskutime koti!
Qytetari: Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë. Të jap votën nëse më bën rrugën!
Rama: Nuk kemi ardhur për vota këtu, por hajde t’i vëmë emër personit që fole aty. Ose gënjeve! Vëri emër!
Qytetari: Nëse unë nuk hyj më në gropa rruge, të jap votën…!
Rama: Do vish me mua… Ta denoncojmë! Do tregosh personin që i ke dhënë lekët! Kjo teoria se dhashë lekë dhe pastaj jo si gjithë të tjerët… Sepse nuk e ke të vërtetë, se gënjeve, për të bërë politikë me mua.
Qytetari: Nuk më intereson fare e majta e djathta, kush më bën punën i jap votën. Është e vërtëtë japin edhe sot lekë.
Rama: Lerë atëherë, por sot, sot, po je burrë hajde me mua! Kam parë shumë si puna jote unë, që flasin dhe pastaj… (bën me shenjë ikjeje) Hajde me mua, të thashë, vëri emër, jo llafe kot.
(qytetari vijon nga distanca të flasë)
Rama: Ik se na lodhe tani, vëri emër personit… (i përgjigjet qytetarit nga distanca teksa ai vijon dhe flet)!
Por qytetari vijoi nga distanca ‘këmbënguljen e tij’, por pa pranuar që të shkonte të tregonte emrin.
Qytetari: Pasha zotin o kreministër, pasha Zotin…

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128