Numërohen 308 nga 1282 kuti në Tiranë/ Si ndahen mandatet në kryeqytet, Shehajt i duhen 44 vota për t’i marrë një deputet PD-së

12 Maj 2025, 10:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Numërohen 308 nga 1282 kuti në Tiranë/ Si ndahen mandatet në

Prej orësh po vijon numërimi i kutive të votimin edhe në Tiranë.

Nga 1282 kuti, janë numëruar 277 deri tani.

Deri tani PS ka grumbulluar 40631 vota, PD 29597, Mundësia 4171 vota, PSD 2951 vota, Lëvizja Bashkë 2387 vota, Shqipëria Bëhet 2656 vota.

PS siguron 19 mandate, PD 14, Partia Mundësia siguroi 1 mandat, PSD 1 mandat, Shqipëria Bëhet një mandat dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

Nga përllogaritja e votave, rezulton se mandati i 14-të që PD-ja ka aktualisht, është shumë i dobët për tu mbajtur. Kjo për shkak se Partia Mundësia nëse merr 44 vota më shumë, i merr një mandat PD-së duke e zbritur atë në 12 mandate.