“Politika nuk i do gratë”/ Edlira Çepani tregon pse nuk e vazhdoi angazhimin politik: Krijova një lëvizje me 4 shtylla, por...

30 Prill 2025, 21:57 / POLITIKË ALFA PRESS

“Politika nuk i do gratë”/ Edlira Çepani tregon pse nuk
Aktivistja Edlira Çepani ka treguar arsyen pse ajo nuk vazhdoi angazhimin politik në lëvizjen që ajo ishte pjesë. E ftuar në emisionin “Log.” në News24, Çepani tha se politika nuk i do gratë.

Nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjidhjet e 11 majit, Çepani u shpreh se vetëm 37% në lista janë gra.

Aktivistja Çepani ngriti shqetësimin se forumeve të grave nuk i jepen fonde nga buxheti qe marrin partite politike nga taksapaguesit.

“Unë po them nga eksperienca se politika nuk i do gratë. Nëse politika do ti donte gratë ne nuk do ishim për të luftuar për kuota gjinore dhe duke luftuar që gratë brenda partive të kenë një zë dhe shanse të barabarta.

Në listat e përgjithshme të 11 partitë, në kemi vetëm 37% gra dhe vajza.

Kanë zero akses në financa. Ne jemi detyruar të fusim një kuotë në ligjin e partive që në forumin e grave të marrin 10% nga ai buxheti që partive u vjen nga buxheti i shtetit. Ka një projekt ligj në parlament që ka hyrë tani, sepse ne jemi detyruar të fusim me ligj, sepse gratë dhe vajzat nuk duhen mjaftueshëm në partitë politike”, tha Çepani.

“Unë nuk kam bërë kurrë pjesë në një parti politike. Unë kam krijuar një lëvizje që kishte 4 shtylla”, tha Çepani, e cila sqaroi se si shumë parti të tjera “nuk i donte më gratë”.

 

Po ndodh...

ide