
VIDEO/ Pëllumb Seferi me fjalë të ndjera për Tiranën!

26 Prill 2025, 13:48 / POLITIKË
Pëllumb Seferi, kandidati për deputet nga Demokratët Euroatlantikë, ka folur në Ora disa fjalë me zemër për qytetin që e ka formuar.
Ai e konsideron Tiranën si vendin ku ka jetuar sfidat, ëndrrat dhe kohët më të vështira.
“Tirana është gjithçka për mua. Është dhimbja dhe gëzimi im. Është vendi ku kam jetuar sfidat dhe ëndrrat, në kohë të vështira dhe në ditë shprese.
Në Tiranë kam kujtimet më të çmuara – njerëzit e thjeshtë, fqinjët, miqtë me të cilët kemi ndarë bukën, punën, vështirësitë dhe gëzimet.
Kam kaluar dy kohëra: atë të komunizmit dhe atë të demokracisë, por dashuria për këtë qytet ka qenë gjithmonë e njëjtë. Tirana nuk është vetëm një qytet për mua, është historia ime, është familja ime, është vetë jeta ime”./Alfapress.al

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128