
Anxhela Peristeri “kapet mat” në shoqërinë e partnerit misterioz, zbulohet për herë të parë portreti i tij! Si arriti këngëtarja ta mbante të fshehtë për 10 vite

Nëse i referohemi karrierës së saj, do ta përshkruanim si një ndër artistet më të talentuara të muzikës shqiptare. Prej shumë vitesh ajo është aktive në treg, ku nuk mungojnë dhe datat për koncertet live.
Por nëse flasim për jetën private, deri më sot gjithçka ka mbetur private. E kemi fjalën për Anxhela Peristerin, që është gjithnjë shumë transparente me publikun e saj, deri kur pyetet për jetën private. Artistja ka pranuar se është në një lidhje të gjatë dashurie, por ka preferuar që partnerin e saj ta mbajë sa më larg publikut.
Ndaj edhe kur e pamë të fotografuar përkrahu me një mashkull, menjëherë mendja na shkoi se bëhet fjalë për partnerin e saj. Paparaci ynë ka mundur të fotografojë pak ditë më parë, Anxhelën, ku ecte qetësisht nëpër Tiranë, nën praninë e një mashkulli. Ashtu edhe siç mund të dallohet, ajo shfaqet tejet komode, teksa i ka futur edhe krahun, duke mos iu fshehur syve të kureshtarëve.
Nga ana tjetër, djaloshi brun është tërësisht i përqendruar tek telefoni i tij, teksa vijon rrugën i shoqëruar nga këngëtarja e njohur. Ndonëse në një moment artistja e ka shquar që është duke u fotografuar, ajo ka vijuar të ecë për krahu, duke mos ia hequr dorën partnerit. Ndoshta është pikërisht ky momenti i parë, ku mund të shohim më në fund Anxhelën me partnerin, që për plot 10 vite ia ka dalë që ta ‘fshehë’ nga sytë e publikut.
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private vetëm pak kohë më parë, duke zbuluar se ajo dhe partneri i saj misterioz janë në një lidhje prej gati 10 vitesh. Ajo theksoi se i dashuri ende nuk i ka propozuar dhe pyetjes pse nuk publikon foto me të iu përgjigj se “është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”. Artistja rrëfeu se nuk e ëndërron fustanin e bardhë dhe se s’beson tek martesa, duke zbuluar se bashkëjeton pjesërisht me partnerin.
“Nuk nxjerr foto, kam frikë se është shumë i bukur dhe ma marrin. Kam shumë vite me të, 10 vite, është brun me sy jeshil, 1.90 i gjatë ndaj nuk e nxjerr. Nuk e ëndërroj fustanin e bardhë. Nuk jam martuar, unaza është dhuratë. Nuk e kam marrë akoma propozimin për martesë. Unazën e kam vënë që kur të më ngacmojnë të them jam e martuar. Nuk jam e martuar, mund të konfirmohet në gjendje civile. Unë nuk besoj tek martesa e fejesa, bashkëjetoj pjesërisht me të, jo tamam”, u shpreh këngëtarja.
Edhe në një intervistë të dhënë pak muaj më parë për Panorama, ajo foli për historinë e saj të dashurisë.
“Duke qenë në qendër të vëmendjes, normalisht që njerëzit duan të mësojnë për jetën tënde private. Unë jam ndër ata persona që kam vendosur që ta mbajnë jetën private të tillë, pra private. Dhe kështu do të vazhdoj. Unë mendoj që gjërat e bukura dhe ndjesitë e bukura që njeriu ka brenda vetes, qoftë edhe historitë e bukura, jo në të gjitha rastet duhet t’i bëjë publike, në rastin tim, kurrë mendoj. Njerëzit kanë tendencën që t’i prishin gjërat e bukura, kështu që mendoj se larg syve, afër zemrës”, thoshte Anxhela.
Epo duket se edhe ky ‘mister’ është zbuluar, duke sjellë për herë të parë në sytë e publikut Anxhelën çift.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128