
Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve


Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë.
Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë qendër e vëmendjes së eventit që bëri bashkë shumë yje të Hollywood-it. Megjithatë shumë spekulime janë ngritur e kjo për shkak të asaj që Rihanna tha në tapetin blu. Në momentin që nisën të binin disa pika shi, ajo u pyet nëse kishte marrë një çadër me vete, (umbrella, referuar dhe titullit të një kënge të saj). Përgjigja e këngëtares ishte se në fakt çadër kishte marrë me vete bashkëshorti i saj, reperi A$AP Rocky. Ajo vazhdoi duke thënë se kishte marrë me vete në event fëmijët.
“Fëmijë/ fëmijët?! Çfarë tha Rihanna, fëmijë apo fëmijë? Mos ndoshta Rihanna është shtatzënë me binjakë dhe këtë gjë e ka zbuluar padashur?”, ishin pyetjet që u ngritën. Kaq mjaftonte që një numër i madh ndjekësish të ngrinin spekulimet se Rihanna do të sjellë në jetë binjakë. Rihanna dhe A$AP janë prindër të dy djemve, RZA 2vjeç dhe Riot 1 vjeç. Këngëtarja ka shprehur gjithmonë dëshirën që të jetë nënë e një vajze.
Në një intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar, Rihanna ka ndarë detaje të veçanta mbi jetën e saj si nënë dhe personalitetet e kundërta të djemve të saj, RZA dhe Riot. Këngëtarja, e cila së fundmi festoi 37-vjetorin, tregoi se RZA, dy vjeç, është një fëmijë empatik dhe i ndjeshëm, i dashuruar pas muzikës, librave dhe ujit, ndërsa Riot, një vjeç, është i plotë me energji dhe shpërthen në këngë që në mëngjes. Ajo e quajti Riot “alarmin e saj të mëngjesit”, duke shtuar se fëmijët shpesh preferojnë partnerin e saj, ASAP Rocky, si babanë më të dashur.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128