Arteta: Më dhembi ta shihnim Liverpulin kampion, do ta provojmë përsëri vitin tjetër

3 Maj 2025, 09:38 / SPORT ALFA PRESS

Arteta: Më dhembi ta shihnim Liverpulin kampion, do ta provojmë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pra non se ta shihte Liverpulin duke festuar titullin e Premier Ligës fundjavën e kaluar, i “dhembi shumë”.

I pyetur nëse e lëndoi të shihte rivalët duke festuar, Arteta u përgjigj përpara ndeshjes me Bornmëthin: “Po, shumë. Ata ishin më të qëndrueshëm dhe kishin shumë nga elementët që duhen për të fituar. Ishte shumë e dhimbshme. Dua të uroj Liverpulin dhe urime për mënyrën si e fituan. E meritonin fitoren. Kishin vazhdimisht skuadrën e plotë në dispozicion. Ne do të provojmë përsëri”.

Arteta gjithashtu veçoi dy aspekte kryesore që skuadra e tij duhet të përmirësojë për sezonin e ardhshëm: “Dy gjëra janë kryesore: të luajmë me 11 lojtarë në çdo ndeshje për 38 javë dhe të kemi në dispozicion lojtarët më të mirë që fitojnë ndeshje. Nëse e bën këtë, ke shumë më shumë gjasa për sukses. Pa këto dy gjëra, nëse shikon mbi 100 vite histori, nuk ka asnjë skuadër që ia ka dalë”. Ai zbuloi gjithashtu se supertalenti 15-vjeçar Maks Douman është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm dhe mund të konkurrojë me kapitenin Martin Odegard për rolin e mesfushorit ofensiv. Dauman është cilësuar prej kohësh si ylli i radhës që do të shpërthejë nga akademia e Arsenalit, pasi ka kapërcyer grupmoshat me lehtësi dhe ka qenë i përfshirë në stërvitjet e ekipit të parë gjatë këtij sezoni.

Në dhjetor, adoleshenti u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur për ekipin U-21 të Arsenalit, duke hyrë nga stoli kundër Brajtonit në moshën vetëm 14- vjeçare. “Ne kemi shumë opsione, por kemi edhe Maks-in, që po vjen shumë shpejt dhe le të shohim sesi do të shkojë, por kemi një talent që prej sezonit të ardhshëm”.