
Betejat e fundit të “Zonjës së Vjetër”! Lazio e Bolonja sfidojnë për të marrë vendin e katërt

Në kampionatin italian tre ekipe tashmë po luftojnë për të marrë një vend në Champions League. Të tre ekipet ndahen me vetëm tre pikë, ndërsa në këto javë kanë dhe përballje të drejtpërdrejta
Në kampionatin italian nuk është e hapur vetëm gara për kryesimin. Ekipet nga vendi i katërt dhe deri në të tetin sfidojnë për të marrë renditjen që do ti kualifikojë në sezonin e ardhshëm të Champions.
Pas ndalesës së rëndë në Parma, Juventusi kthehet menjëherë në rrugën e duhur, shmang rrezikun e një tjetër rrëshqitjeje dhe mbetet në garën për vendin e katërt, i fundit që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Me katër javë të mbetura dhe 12 pikë në lojë, gjithçka do të vendoset në dy javët e ardhshme: përballjet direkte ndaj Bolonjës dhe Lazios, të dyja në transfertë, do të jenë vendimtare dhe do të peshojnë dyfish.
Kialifikimi në Champions është vendimtar si për financat e klubit – që në mungesë të saj rrezikon shitje të rëndësishme – ashtu edhe për të ardhmen e trajnerit Igor Tudor.
Tekniku kroat, vetëm me arritjen e vendit të katërt, ka shpresa reale për t’u konfirmuar në pankinë për sezonin e ardhshëm. Në rast dështimi, Juventusi përballet me një revolucion të thellë, jo vetëm teknikisht por edhe në drejtim, ku Giuntoli mund të largohet për t’i hapur rrugë një cikli të ri.
Në rrugën mes dështimit dhe shpëtimit të sezonit qëndrojnë katër ndeshje: kundër Bolonjës dhe Lazios rivalë direkt, kundër Udineses që nuk ka objektiva dhe kundër Venezias që është në luftë për mbijetesë.
Tre nga këto sfida do të luhen jashtë fushe, me Bolonjën dhe Lazion si pengesat më të vështira. Juventusi mban ende fatin në duart e veta: me 12 pikë të plota, kualifikimi në Champions do të ishte i sigurt, por kalendari nuk është aspak i favorshëm.
Igor Tudor ka rikuperuar golat e Kolo Muanit dhe Nico Gonzalezit, por për ndeshjen në "Dall'Ara" do të duhet të bëjë llogaritë pa Yildiz, i cili me shumë gjasa do të mungojë edhe ndaj Lazios.
Vlahovic mbetet në dyshim, ndërsa vendimet për Gattin dhe Koopmeiners do të merren në ditët e ardhshme. Megjithatë, pavarësisht mungesave të mundshme, tifozët presin që skuadra të japë gjithçka në fushë, duke luftuar deri në fund.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128