
Elbasani gjen sulmues në Kosovë, paguan 50 mijë euro për kartonin e 21-vjeçarit

24 Korrik 2025, 19:21 / SPORT
Sulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku, me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën tek Elbasani. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Kosova.
“Telegrafi” raporton se Elbasani ka paguar 50 mijë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Malisheva mban 30 për qind të shumës nga shitja e ardhshme.
Sulmuesi 21-vjeçar është aktivizuar 58 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ka arritur të shënojë 5 gola si dhe ka regjistruar 3 asiste.
Në ditët e ardhshme pritet që Bunjaku të udhëtojë me ekipin në Greqi për fazën përgatitore. Sulmuesi ka luajtur më parë edhe te Trepça, Liria dhe Gjilani, ndërsa ka veshur fanellën e Kosovës U21 në katër ndeshje.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128