
Elbasani luan për dy rezultate, por e shkuara “dërgon” Partizanin në Final Four

Partizani dhe Elbasani do të luajnë të dielën në orën 15:30, një prej ndeshjeve më interesante. Në javën e fundit të Superiores, të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta.
Verdheblutë e Gvozdenoviç mbajnë vendin e katërt, për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte. Sfida e fundit do të vendosë cili prej tyre do të jetë pjesë e Final Four.
Partizani ka histori që i buzëqesh në javën e fundit, përgjatë katër sezoneve të kaluara. Të kuqtë kanë ditur si të fitojnë ndeshjet e fundit. Dhe triumfi është i vetmii opsion, për t’u rikthyer mbi Elbasanin.
Herën e fundit që Partizani ka provuar humbje në javën e 36-të, ishte kur mbyllej sezoni 2019/20. Partizani nuk siguroi as Europën.
Situata aktuale është e ngjashme me 5 vite më parë. Vetëm se këtë herë, Partizani po luan shanset e Europës edhe përmes Kupës. Ndaj Elbasanit, barazimi llogaritet si humbje.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128