Inzagi e pranon haptazi: Barcelona është skuadra më e bukur dhe teknike në botë

1 Maj 2025, 15:04 / SPORT ALFA PRESS
Inzagi e pranon haptazi: Barcelona është skuadra më e bukur dhe

Interi mori një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë të Barcelonës. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i zikaltërve, Simone Izagi foli për “Inter TV”. 

“Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim, me zemër të madhe. Ka njëfarë keqardhjeje sepse kishim një epërsi prej dy golash dhe pastaj goli i anuluar i Mkhitarian. Ka një dozë keqardhjeje, por luajtëm kundër ekipit më të bukur dhe teknik në botë për momentin. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm me golin e tretë, por këta djem meritojnë duartrokitje sepse janë të mrekullueshëm. Do të duhet të japim më të mirën tonë për të rikuperuar të gjithë energjinë tonë fizike dhe mendore”, përfundoi ai.