
Polemikat e Barcelona-Inter/ Nga dora e Injigo Martinez te goli i anuluar i Mhkitarian, ja moviola e ish-gjyqtarit spanjoll

Një nisje brilante e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve midis Barcelonës dhe Interit e cila u mbyll 3-3. Kjo sfidë prodhoi disa raste dhe ish-arbitri Eduardo Iturralde Gonzalez, tashmë i tërhequr i ka analizuar momentet një analist për median spanjolle “AS”.
Rrëzimi i Lamine Jamal. Në një vrapim poshtë krahut, anësori u mposht nga Bastoni dhe u rrëzua. Rënia ndodhi brenda zonës së penalltisë, megjithatë përleshja duket se filloi jashtë zonës së penalltisë. Iturralde thotë se nuk pati ndonjë shkelje nga mbrojtësi italian.
“Ai ndjeu prekjen me dorë dhe pastaj u rrëzua, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë.”
Më parë, pati edhe disa ankesa për rrëzimin e De Jong pas një topi të lirë, por kjo nuk dukej se ishte e mjaftueshme për të justifikuar një penallti. “Nuk ka asgjë”, deklaroi Iturralde.
Në pjesën e dytë, pati një moment të diskutueshëm ku Injigo Martinez preku topin me dorë dhe Nikolo Barela pretendoi penallti.Për Iturralden, ishte një veprim i qartë, megjithëse me nuanca.
“Ishte një prekje e pastër me dorë, por ai nuk ishte mbrojtësi i fundit sepse Kubarsi ishte atje”, tha ai.
Protokolli gjysmëautomatik i pozicionit jashtë loje u aplikua dhe pas vizatimit të vijave, u arrit në përfundimin se sulmuesi ishte jashtë loje… me një gisht të këmbës!
Iturralde jep mendimin e tij: “Është një lojë objektive dhe meqenëse është shumë, shumë e drejtë, gjithmonë do të ketë njerëz që do ta besojnë ose jo. Por, kur ekziston një sistem që përcakton pozicionin jashtë loje, duhet ta pranosh atë, kur të favorizon dhe kur të dëmton”, përfundoi ai.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128