Shqipëri-Serbi/ UEFA zyrtarizon “Arena Kombëtare”, FSHF mendon për një tjetër stadium

11 Prill 2025, 23:36 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëri-Serbi/ UEFA zyrtarizon “Arena Kombëtare”, FSHF

Shqipëria do të përballet me Serbinë në 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026-të.

UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për këtë duel që pritet të jetë shumë i luftuar.

“Panorama Sport”, shkruan se: Në korridoret e FSHF-së flitet se ekziston mundësia që ndeshja Shqipëri-Serbi, për arsye sigurie, të spostohet për tu luajtur në Elbasan Arena.

Pritet të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë, nëse dueli do të spostohet në Elbasan ose do të luhet në kryeqytet.

Rikujtojmë që Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga Silvinjo ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Anglia në Uembli dhe fitoi në “Arena Kombëtare” kundër Andorrës./Panorama Sport

 

 

 

Po ndodh...