Titullari i Bajernit në bisedime për të rinovuar, por në skenë del emri i PSG-së

14 Maj 2025, 08:54 / SPORT ALFA PRESS

Titullari i Bajernit në bisedime për të rinovuar, por në

A do ta zgjasë kontratën apo do të largohet? Thashethemet po qarkullojnë rreth Dajot Upamekanos dhe papritmas del një emër i madh që interesohet për 26-vjeçarin: PSG. Kontrata e mbrojtësit qendror francez me Bajernin skadon në vitin 2026.

Por prapa skenave, bisedimet për një zgjatje të kontratës kanë ngecur. Arsyeja: pritshmëritë janë shumë të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pagën. Drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd i tha “SPORT BILD” në fillim të marsit:

“Upa e di që ne absolutisht duam t’ia zgjasim kontratën. Kemi pasur diskutime shumë të mira me të. Do të donim t’ia zgjasim kontratën së shpejti. Jemi shumë, shumë të lumtur me zhvillimin e tij. Dhe ai është gjithashtu shumë i lumtur me Bajernin”.

Lojtari po rikthehet pas operacionit në gju dhe po stërvitet përsëri individualisht. Objektivi është të jetë në formë të shkëlqyer për Kupën e Botës për Klube në SHBA!

Po ndodh...