
Tottenham “fluturon” në finale, Postecoglou: Jemi entuziast, krenar për këta djem


Në një sezon ku gjithçka po shkonte keq, jashtë çdo objektivi në Angli, ku ndodhen në vendin e 16-të, shumë pranë zonës së kuqe, Europa League u kthye në një “varkë” shpëtimi jo vetëm për United, por dhe për Tottenham, por vetëm një prej tyre do të arrijë të festojë në fund. “Gjelat” siguruan një biletë për në finale duke kaluar Bodo/Glimt. Suksesi 3-1 në sfidën e parë, i jepte qetësinë e duhur ekipit anglez të administronin aktin e dytë.
Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Solanke në minutën e 63-të kaloi Tottenham në avantazh duke ia bërë më të lehtë këtë transfertë, Gjashtë minuta më vonë ishte Pedro Porro ai që mbylli llogaritë me Bodo/Glimt duke dyfishuar shifrat. Pjesa e mbetur e këtij takimi nuk solli ndryshim në rezultat, me Tottenham që “fluturon” në finale, e dyta në histori, pasi finales së Champions League në vitin 2019.
Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses, trajneri Ange Postecoglou: “Nuk mund të isha më krenar se kaq për djemtë e mi. E dinim se këtu, në këtë fushë, nuk do të ishte e lehtë. Mendoj se djemtë e administruan mirë këtë takim. Jemi shumë entuziast, jemi në finale”, u shpreh Postecoglou.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128