
Verë me “valixhe në dorë” për Rei Manajn, ish-mesfushori i Interit e do me çdo kusht në skuadrën e tij

Rei Manaj pritet të përjetojë një verë të nxehtë, pasi emri i tij po lakohet gjithnjë e më shumë mes atyre që u interesojnë disa skuadrave në Turqi. Sulmuesi shqiptar pritet të largohet nga Sivaspor, edhe për faktin se klubi në fjalë tashmë është në zonën e ftohtë të renditjes.
Ai rinovoi kontratën e tij në janar me këtë klub, duke zgjatur qëndrimin deri në verën e vitit 2026, por parashikohet që në rast rënie, ai të jetë ndër emrat e parë që do të largohet, pasi të gjithë e shohin si një element që mund të bëjë mirë në shumë klube me ambicie në elitë.
Një nga ata është edhe Antaljaspor, që drejtohet nga ish-mesfushori i njohur turk, Emre Belozoglu. Sipas mediave turke, ish-futbollisti i Interit ka piketuar Manajn si përforcim të merkatos se verës dhe rënia e mundshme nga kategoria e Sivaspor, do ia bënte më të thjeshtë mundësinë e këtij transferimi.
-
Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut
21 Prill, 20:42 -

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128