
Belgjikë/ Kapet i dënuari për vrasjen e shqiptarit, dyshohet për tjetër atentat...

Policia belge ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur rreth një muaj me parë në Place Bizet në Anderlecht, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur një person.
I dyshuari mohon të jetë autori që ka plagosur rëndë një burrë natën e 21-22 marsit. I plagosuri nuk konsiderohet më në rrezik dhe sigurisht që ka lidhje ndihma e parë nga pronari i restorantit të burgerit ku ai u strehua.
Sipas burimeve, autori i dyshuar është arrestuar dhe është akuzuar nga magjistrati hetues, i cili megjithatë e ka vënë nën vëzhgim elektronik. Në pamje të parë duket se çështja nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe skenat e dhunshme që lidhen me të që në fillim të vitit.
Autori dyshuar rezulton i dënuar me 21 vjet burg për vrasjen e një shqiptari në vitin 2013.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128