Dinamika e ngjarjes në Elbasan/ U inskenua nga pronarët e apartamentit në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit

1 Maj 2025, 10:10 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dinamika e ngjarjes në Elbasan/ U inskenua nga pronarët e

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëhet e ditur se ngjarja është inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit.

Gjithashtu raportohet se familjarët që posedojnë apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.

Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. 

Po ndodh...

ide