
Çeku: AKU kishte të dhëna për mishin me Salmonelë, nuk morën masa për të lajmëruar publikun

3 Prill 2025, 20:05 / AKTUALITET
Gazetarja Alketa Çeku ka denoncuar në emisionin Epiqendër tregtimin e mishit të pulës me salmonelë, duke theksuar një tjetër shqetësim lidhur me reagimin e vonuar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Çeku bëri me dije se më 21 mars, AKU kishte në dorë përgjigjet e analizave laboratorike për mishin e pulës që kishte dalë pozitiv për salmonelë, por asnjë njoftim nuk u bë publik për të paralajmëruar qytetarët për rrezikun.
Ajo u shpreh se ky është një rast i paprecedentë dhe shqetësues, pasi, sipas saj, AKU kishte informacionin e nevojshëm që nga data 21 deri më 28 mars, por nuk mori asnjë masë për të reduktuar shpërndarjen e mishit të infektuar.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128