
Gjyqi për vrasjen e ish boksierit shqiptar/ Qëllohet me armë ndaj babait dhe vëllait autorit të vrasjes së Besar Nimani

Sot në Gjykatën e Bielefeldit nisi gjyqi për vrasjen e ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani (38 vjeç) por në momentin që filloi seanca, jashtë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Krismat erdhën nga një automjet në lëvizje, raporton BILD.
Shënjestër e të shtënave kishin qenë babai dhe vëllai i autorit të vrasjes së Nimamit. I pari ka marrë një plumb në mushkëri dhe sipas autoriteteve ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri u qëllua në këmbë. Ndërkohë, dyshohet edhe për një të plagosur të tretë. Policia gjermane arrestoi autorin e të shtënave, ndërsa besohet se ai ka patur edhe bashkëpunëtor i cili ndodhet në kërkim.
Autori i dyshuar i krimit, Hüseyin Akkurt (38 vjeç), i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, është në gjyq. Ndërsa një i dyshuar i dytë është ende në arrati.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128