
I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

28 Qershor 2025, 14:20 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin.
Sipas informacioneve paraprake i riu nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar gjatë një kontrolli rutinë të policisë. Më pas policia ka qëlluar në drejtim të automjetit.
Pas një ndjekjeje disa minutëshe, policia ka arritur të ndalojë të riun, i cili është shoqëruar në komisariat për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.
Raportohet se nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, as dëme në automjetet e tjera apo tek kalimtarët në zonë.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
Nga Owen Matthews, SPECTATOR
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
Nga Naim Meta
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128