
Operacioni i menjëhershëm në Durrës, Policia jep detajet: Mustafa pjesë e grupit të "Rrumit të Shijakut", u kap me armë gati për qitje

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Policia në zonën e Shkozetit.
Raportohet se një nga personat e arrestuar është Aldi Mustafa, i cili u kap në flagrancë teksa lëvizte me armë zjarri dhe me fishek në gojë gati për qitje në rrugët e Durrësit, duke rritur dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme dhe të dhunshme.
Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni u shoqërua edhe Arbi Haxhiu, një tjetër emër i njohur për Policinë dhe me lidhje të dyshuara me grupet kriminale që veprojnë në Durrës dhe rrethina.
Të dy personat janë arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të verifikuar aktivitetin e tyre kriminal si dhe lidhjet me grupet e strukturuara.
"Po në kuadër të zbatimit të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në vijim të punës së pandërprerë dhe goditjeve të njëpasnjëshme për këtë qëllim, mbrëmjen e djeshme strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës zhvilluan dhe finalizuan me sukses një tjetër operacion policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “The next Gun".
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. H., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.
39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj", bëri me dije kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Vilson Bala.
Aldi Mustafa, i njohur si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Grupi i Rrumit të Shijakut”.
Aleksandër Laho, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi i Shijakut, është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar.
Emri i tij doli në skenë pas një atentati mafioz në nëntor 2019 në Shkozet, ku udhëtonte bashkë me ish-prokurorin Arian Ndoja. Gjatë hetimeve për këtë atentat, u zbuluan prova për korrupsion dhe falsifikime pronash në Gjirin e Lalzit.
Një video e regjistruar me telefon nga vetë Rrumi, ku ai negocionte një ryshfet me një zyrtar publik, u bë provë kyçe për hetimet e SPAK.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128