
Plagosja në ‘Valamar’/ Del fotoja e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin...

Është publikuar fotoja e Altin Lekgegaj, autorit të dyshuar të plagosjes së rëndë të ndodhur në kompleksin Valamar në Durrës.
Autori i dyshuar i plagosjes në Durrës, Altin Lekgegaj
Lekgegaj qëlloi 2 herë me pistoletë ndaj 28-vjeçarit Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë.
Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degrauar në përdorimin e armës në një parkimet e lokaleve të kompleksit luksoz ‘Valamar’.
Autori i dyshuar i ngjarjes raportohet se është larguar me një automjet ‘Toyota Yaris’ pasi ka qëlluar me armë 29-vjeçarin i cili raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia njofton se ka vendosur disa postblloqe në lagjet e qytetit si dhe në autostradën Durrës–Tiranë për kapjen e autorit.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128