Policia aksion antidrogë në zonën e Krujës, Sekuestrohen kanabis sativa, një në pranga

26 Prill 2025, 14:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia aksion antidrogë në zonën e Krujës, Sekuestrohen

Policia e Krujës ka parandaluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të mbrojtur, në Krastë.

Në kuadër të operacionit “Krasta” u arrestua shtetasi Shkëlzen Allushi.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë operacioni policor i koduar “Krasta”.

Parandalohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të mbrojtur, në Krastë.

Sekuestrohen fidanë të mbjellë me bimë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga 1 shtetas si dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në kuadër të operacionit “Krasta”, arrestuan shtetasin Sh. A., 22 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. B., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar, në fshatin Krastë.

Gjithashtu,në vijim të veprimeve proceduriale u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe automjeti në pronësi të 22-vjeçarit, i cili e përdorte për të shkuar tek vendi ku kishte kultivuar fidanë narkotikë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide