“Rishikimi i Kodit Penal mund të jetë i nevojshëm”, Fitim Zekthi: Asnjë ligj nuk është në mbrojtje të njerëzve, ka patur vetëm ndëshkime

7 Gusht 2025, 17:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Rishikimi i Kodit Penal mund të jetë i nevojshëm”,

Në studion e News24 ishte i ftuar analisti dhe pedagogu Fitim Zekthi i cili diskutoi për ndryshimet e draftit të Kodit të ri Penal.  Zekthi tha se drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë i nevojshëm pasi të rishikohet dhe se mund të ndryshojë edhe në bazë të kohës.

Më tej ai shtoi se ligji nuk ka qënë në mbrojtje të njerëzve por ka pasur vetëm ndëshkime.

“Ndoshta mund të jetë e domosdoshme që të rishikohet edhe kodi i ri penal që mund të jetë i nevojshëm. Kodi penal mund të ndryshojë edhe në bazë të kohës. Por ajo që unë shikoj se ato janë të palogjikshme pra asnjë ligj nuk është në mbrojtje të njerëzve, por ka vetëm ndëshkime. Për mendimin tim janë disa ligje të cilat nuk janë plotësisht në mbrojtje të njerëzve dhe do të dëshiroja që ato të ashpërsoheshin”, tha ai

Gjatë fjalës së tij analisti Zekthi theksoi se dënimet për dhunën në Shqipëri janë të dobëta dhe se duhet të ekzistojnë ligjet e forta.

“Jemi një vend që duhet t’i kemi ligjet e forta.Në Shqipëri ka disa dënima të dobëta për dhunën”, përfundoi Zekthi

 

Po ndodh...