Temperaturat deri ne 36 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme

7 Gusht 2025, 08:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Temperaturat deri ne 36 gradë! Parashikimi i motit për ditën e

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare parashikohen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në zonat kodrinore-malore.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, do të arrijë herë pas here deri në 10-18 m/s.

Deti do të jetë i valëzuar, me forcë 2 deri në 4 ballë.

 

Po ndodh...