
VIDEO/ ‘Furnizonin’ me kokainë Dimalin, arrestohen motër e vëlla. Çfarë iu gjet nga policia binjakëve

Motër e vëlla, binjakë, kanë rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohen se shisnin kokainë në qytetin e Dimalit.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, banues në Dimal.
NJOFTIMI I POLICISË
DVP Berat/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Dimal 2″.
Shitnin doza Kokaine në qytetin e Dimalit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëlla e motër).
Sekuestrohen një sasi Kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike, shuma parash, 1 automjet dhe 1 celular.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza Kokaine në këtë qytet.
Gjatë kontrollit në automjetin që përdornin këta shtetas dhe kontrollit në banesën e tyre, u gjetën doza Kokaine, 1 peshore elektronike, shuma parash dhe 1 celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128