Francë/ Arrestohen 25 të dyshuar pas valës së sulmeve në burgje

28 Prill 2025, 16:36 / BOTA ALFA PRESS

Francë/ Arrestohen 25 të dyshuar pas valës së sulmeve

Autoritetet franceze arrestuan të hënën 25 individë të dyshuar për përfshirje në një seri sulmesh ndaj burgjeve dhe oficerëve të burgjeve në të gjithë vendin.

Arrestimet vijnë pas një hetimi të gjerë mbi 15 sulme të ndodhura gjatë një periudhe dy-javore në prill.

Sipas prokurorisë kombëtare anti-terroriste, operacioni i fundit përfaqëson një “progres të rëndësishëm” në përpjekjet për të identifikuar organizatorët dhe autorët e këtyre veprave. Rreth 200 hetues kanë qenë të angazhuar në hetim.

Policia arrestoi 22 të dyshuar të parë në orën 6 të mëngjesit, ndërsa tre të tjerë u ndaluan rreth orës 10:00, në operacione të kryera në zona të ndryshme të Francës, përfshirë Parisin, Marsejën, Lyonin dhe Bordeaux.

Sipas transmetuesit Franceinfo, burime të afërta me hetimin kanë bërë të ditur se sulmet duket të kenë qenë të koordinuara dhe të lidhura me një ofensivë të qeverisë kundër trafikut të drogës, nisur në muajin shkurt.

Grupi që e quan veten “Mbrojtja e të Drejtave të të Burgosurve Francezë” (Défense des Droits des Prisonniers Français, DDPF) ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke shënjestruar burgjet dhe oficerët e burgjeve përmes videove dhe kërcënimeve të publikuara në kanalin e tij në Telegram.

Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, përmes një postimi të hënën në rrjetin X, përshëndeti arrestimet, duke deklaruar: “Forca i mbetet ligjit dhe Republikës në luftën tonë të paepur kundër trafikut të drogës”.

 

Po ndodh...

ide