“Të thuash të vërtetën”/ Përzgjidhet juria e gjyqit të Sean “Diddy”

28 Prill 2025, 16:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Të thuash të vërtetën”/ Përzgjidhet juria

Gjyqi penal për Sean "Diddy" Combs ka filluar procesin e përzgjedhjes së jurisë, në Gjykatën Federale të Manhattanit.

Gjyqi i Combs, i akuzuar për trafikim seksual, pritet të zgjasë nga tetë deri në dhjetë javë.

Juristët e mundshëm janë thirrur për të plotësuar pyetësorët dhe për t'u intervistuar në lidhje me njohuritë e tyre për rastin dhe qëndrimet e mundshme, për të vendosur nëse ata mund të jenë të drejtë dhe të paanshëm.

Një proces i njohur si “Voir Dire” që ndryshe përkthehet “të thuash të vërtetën”. 

Të hënën, qindra qytetarë të Nju Jorkut do të mblidhen në gjykatë për të përfunduar pyetësorët dhe për të përcaktuar, cilët individë do të kalojnë në fazën e mëtejshme të përzgjedhjes.

Gjyqtari Arun Subramanian do të drejtojë procesin e përzgjedhjes dhe intervistimit të juristëve të mundshëm, duke u fokusuar në shmangien e çdo njëanshmërie.

Ky është hapi i parë drejt krijimit të një paneli prej 12 juristësh dhe 6 zëvendësuesish që do të vendosin për fatin e Combs.

Gjyqi është planifikuar të fillojë më 5 maj 2025, dhe pritet të zgjasë nga tetë deri në dhjetë javë.

Combs është akuzuar për përdorimin e pushtetit të tij për të detyruar persona të tjerë të marrin pjesë në aktivitete seksuale, të njohura si "freak-offs", duke përdorur punonjës të seksit dhe duke i transportuar ato përtej kufijve shtetërorë.

Ai ka mohuar akuzat, duke i cilësuar veprimet si konsensuale.

Combs është aktualisht në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, pasi dy gjykatës kanë refuzuar kërkesën e tij për lirim me kusht, duke e konsideruar si një kërcënim për komunitetin.

Ai ka apeluar këto vendime, por deri tani ato janë mbajtur në fuqi. Gjyqi pritet të tërheqë vëmendjen e gjerë të mediave dhe të shoqërisë, duke pasur parasysh natyrën e akuzave dhe statusin e lartë të të akuzuarit.