Nga shtatori, Italia do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

16 Qershor 2025, 23:39 / BOTA ALFA PRESS

Nga shtatori, Italia do të ndalojë përdorimin e telefonëve

Nga shtatori Italia do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkollat e mesme. Lajmi është bërë me dije nga ministri italian i Arsimit, Guseppe Valditara.

Sipas Ministrisë së Arsimit, vendimi përkatës merret me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, duke marrë parasysh se bazuar në provat shkencore, përdorimi i telefonave celularë ka gjithnjë e më shumë efekte negative në performancën e adoleshentëve dhe krijon probleme në aftësinë e tyre për t’u përqendruar.

Nxënësit me aftësi të kufizuara dhe ata të regjistruar në shkolla të mesme me orientim teknologjik do të përjashtohen nga masa.

 

Po ndodh...