
Papa Leo XIV do drejtojë sot Meshën e parë të Shenjtë në Kapelën Sistine


Papa Leo XIV do të kremtojë meshën e tij të parë si papë këtë mëngjes, pasi më herët realizoi një vizitë të papritur për të përshëndetur stafin në rezidencën e tij të mëparshme. Jeta e Robert Prevost mori një kthesë të jashtëzakonshme të enjten, kur ai u zgjodh nga një prej 252 kardinalëve për të udhëhequr Kishën Katolike si papa i parë amerikan. Ai u zgjodh pas vetëm katër raundesh votimi gjatë konklavës në Kapelën Sistine, e cila zgjati vetëm 25 orë.
Prevost, 69 vjeç, me origjinë nga Çikago, nuk shihej si një nga emrat kryesorë në listën e kandidatëve, por arriti të sigurojë shumicën e domosdoshme prej dy të tretash relativisht shpejt. Kur u pa tymi i bardhë në Sheshin e Shën Pjetrit, nisi festimi i besimtarëve, dhe rreth një orë më pas u bë i ditur emri i tij kur ai doli në ballkon për herë të parë si papë. Ai mori emrin Leo, një emër që nuk ishte përdorur që nga Papa Leo XIII, i cili shërbeu nga viti 1878 deri më 1903. Mediat raportojnë se një nga veprimet e para të tij si papë ishte përshëndetja e stafit në ish-rezidencën e tij, Pallatin Sant’Uffizio, pranë Vatikanit.
Tashmë të gjithë vëmendjen e kanë te mesha e tij e parë, që pritet të mbahet në Kapelën Sistine rreth orës 10:00 paradite. Në daljen e tij të parë si udhëheqës shpirtëror i rreth 1.4 miliardë katolikëve, ai u shpreh: “Paqja qoftë me të gjithë ju”. Në fjalimin e tij në ballkon, Papa Leo nderoi paraardhësin e tij, i cili e kishte bërë kardinal vetëm dy vite më parë dhe e kishte sjellë nga Peruja për një post të rëndësishëm në Vatikan.
“Papa që bekoi Romën i dha bekimin e tij gjithë botës atë mëngjes Pashke. Le ta ndjekim atë bekim”, u shpreh ai, duke bërë gjithashtu thirrje për një Kishë që ndërton ura dhe që mirëpret çdo njeri që ka nevojë për dashuri, ndihmë dhe dialog.
Zgjedhja e një amerikani si Papë ka qenë diçka që në të kaluarën konsiderohej e pamundur, për shkak të fuqisë globale që SHBA tashmë përfaqëson. Megjithatë, Leo u pa si një “kandidat kompromisi”, dhe përvoja e tij si misionar në Peru besohet të ketë ndikuar në pranimin e tij më të gjerë, veçanërisht nga kardinalët e Amerikës Latine.
Presidenti amerikan Donald Trump e quajti këtë një “nder të madh” për vendin e tij, ndërsa revista Time tashmë ka publikuar një kopertinë speciale për të festuar këtë moment historik.
Ndërkohë, vëllezërit e Papa Leos shprehën emocionin e tyre kur e panë atë të shfaqej në televizor me rrobat e bardha. Louis Prevost, vëllai më i madh, tha për NBC Neës se ndjeu një tronditje të madhe kur dëgjoi emrin e tij të përmendej si papë. “E dija që do të ishte Roberto sapo nisi emri… dhe mbeta pa fjalë.”
Vëllai tjetër, John Prevost, tha se kishte komunikuar me të para konklavës dhe i kishte bërë shaka lidhur me një film. “E pyeta nëse kishte parë filmin Conclave për të ditur si të sillej. Ai më tha se sapo e kishte parë filmin. Ishte mënyra ime për t’i shpërqendruar mendimet – tani ai ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme.”

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128