
Shtëpia e Bardhë pranon se negocimi i marrëveshjeve tregtare është i vështirë

Qeveria amerikane ka pranuar se hartimi i dhjetëra marrëveshjeve tregtare paralele me vendet në mbarë botën, brenda tre muajve, është një ndërmarrje ambicioze.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt pranoi se ishte një detyrë masive, por tha se negociatat janë një përpjekje ekipore dhe ajo vlerësoi këshilltarët e tregtisë të presidentit të SHBA, Donald Trump.
Sipas Shtëpisë së Bardhë ”mbi 75 vende kanë kontaktuar deri më tani qeverinë amerikane për të punuar drejt një zgjidhjeje të negociuar në konfliktin tregtar ndërkombëtar. Më shumë se 15 vende kanë paraqitur tashmë propozime konkrete”.
I përballur me turbulenca të konsiderueshme në tregjet e aksioneve, Trump kohët e fundit u tërhoq në konfliktin e tregtisë ndërkombëtare dhe pezulloi disa tarifa, që sapo kishin hyrë në fuqi, për 90 ditë.
Gjatë kësaj pauze tarifore pritet të zhvillohen negociata me vendet e prekura.
Trump deklaroi se qëllimi i tij është të përdorë tarifat për të ushtruar presion ndaj vendeve të tjera për të ulur barrierat tregtare për importet nga Shtetet e Bashkuara.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128