U dënua me burg dhe u shkarkua, Rusia reagon pas vendimit për Millorad Dodik: Rrezikohet ekzistenca e Bosnjës

7 Gusht 2025, 14:50 / BOTA ALFA PRESS

U dënua me burg dhe u shkarkua, Rusia reagon pas vendimit për Millorad
Rusia ka thënë të enjten se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodik si president i entitetit të Republikës Sërpska, ka vënë në rrezik ekzistencën e Bosnjës si një vend i bashkuar.

Komisioni zgjedhor i Bosnjës ka vendosur të mërkurën të shkarkojë Milorad Dodik nga detyra pasi një gjykatë apeli javën e kaluar mbështeti një vendim që e burgos atë për një vit dhe e ndaloi të merrej me politikë për gjashtë vjet, raporton Reuters.

Dodik është një nacionalist pro-rus me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili prej kohësh ka mbështetur shkëputjen e rajonit të dominuar nga serbet nga Bosnja dhe shpesh ka vepruar për të bllokuar integrimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në përgjigje të vendimit të komisionit, ambasada ruse ka thënë se “vendimi i politizuar” u mor nën presionin e vendeve perëndimore të cilat përdorën agjencitë ligjvënëse për të “shkatërruar kundërshtarët e tyre”.

Po ndodh...