
1 Maji “festohet” me protestë! Punëtorët e Sindikalistët: Duam të drejta si vend i BE! Paga, kushte dhe dinjitet


Në Tiranë, 1 Maji u shënua me protestë nga punëtorë dhe sindikalistë që kërkuan paga dinjitoze, kushte më të mira dhe respekt për të drejtat. Ata theksuan se integrimi në BE duhet të shoqërohet me mbrojtje reale të punëtorëve.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve bëri bashkë në një protestë në Tiranë, punëtorë nga sektorë të ndryshëm me sindikalistë dhe aktivistë, ku kërkuan paga dhe kushte më të mira pune.
Ky instalacion ishte vendosur për të dëshmuar sipas tyre diferencën mes kostove te jetesës dhe pagesave që marrin.
Me pankarta e thirrje sindikalistët shpalosën kërkesat.
Paga, kushte më të mira dhe dinjitet janë tri kryesoret.
Theksuan se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian duhet të shoqërohet me zbatimin e të drejtave të punëtorëve.
Presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit ne rrjetet sociale përcollën mesazhe mirënjohjeje të puntorëve në kontributin e dhënë në ekonomi

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128