
Endri Hasa: Me politikë të re dhe kontratë të re, Shqipëria mund të ndryshojë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, Endri Hasa, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe angazhimin për një politikë të re që sjell ndryshim.
Ai shprehet se po prezanton vetë programin e Koalicionit në çdo cep të Elbasanit dhe rretheve përreth, duke u kërkuar qytetarëve besim te një alternativë që synon të largojë dhe ndëshkojë kastën e vjetër politike. Sipas Hasës, ndryshimi është i mundur dhe Shqipëria meriton më shumë.
Postimi i plotë i Endri Hasës:
Kam zgjedhur ta prezantoj dhe të flas vetë për programin e Koalicionit Euroatlantik me çdo qytetarë kudo në Elbasan, Librazhd, Peqin, Gramsh, Prrenjas, Belsh dhe Cerrik. Dua që njerëzit të jenë të bindur se vetë me një politikë të re dhe me një kontratë të re politike vendi mund të ndryshojë. Gjithçka nis nga largimi dhe ndëshkimi i kastës së vjetër politike. Shqipëria mundet dhe Shqipëria meriton më shumë.
Beso te Shqipëria
Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
Voto Endri Hasa

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128