
Shkrimi që implikoi djalin e Presidentit Trump me Ramën/ Grenell përgënjeshtron Lelën si zëdhënës i PD-së: Hiqe!

Ish-ambasadori amerikan dhe ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar përmes një postimi në platformën X duke përgënjeshtruar një shkrim të botuar një ditë më parë nga Hashtag.al, ku flitej për mosrealizimin e një takimi mes Edi Ramës dhe djalit të Presidentit Trump.
Në mënyrë të çuditshme, Grenell në reagimin e tij nuk i referohet drejtpërdrejt burimit origjinal të lajmit — Hashtag.al — por portalit Politico.al, që është një faqe e drejtuar nga gazetari Alfred Lela, njëkohësisht zëdhënës i Partisë Demokratike të Sali Berishës.
Politico.al kishte bërë vetëm një ripublikim dhe me citim të plotë të shkrimit të Hashtag.al, pa ndërhyrë në përmbajtjen editoriale dhe pa mbajtur përgjegjësi për origjinalitetin e informacionit.
Arsyet përse Grenell vendosi t'i përgjigjet me emër zëdhënësit të PD-s, Alfred Lelës dhe Politico.al, duke mos iu referuar burimit të vërtetë të lajmit, mund të hamendësohen, duke i lidhur ato me abuzimet që këta kanl bërë kohët e fundit me përmendjen e SHBA-ve dhe të familjes Trump për arsye të politikës së brendshme.
Ndërkohë, postimi i Grenell është shpërndarë edhe nga Donald Trump Jr., djali i ish-Presidentit të SHBA, duke i dhënë kështu më shumë jehonë publike reagimit të tij.
Më poshtë, reagimi i plotë i Richard Grenell:
Postimi i Richard Grenell në X:
"I dashur @AlfredLela,
E kuptoj që je vetëm disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Kam ndjekur zgjedhjet tuaja në heshtje nga distanca, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e NATO-s për Amerikën (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe pushuar).
Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTE.
Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet."

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128