Kryeministrja e Letonisë nga Tirana: Do kërkojmë 30 ditë armëpushim pa kushte në Ukrainë! Në samit do flasim dhe për emigracionin

16 Maj 2025, 11:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministrja e Letonisë nga Tirana: Do kërkojmë 30 ditë

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa  tha se vetëm Rusia nuk e dëshiron paqen në rajon.

Silina theksoi se gjatë samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë do të diskutojnë edhe për emigracionin e paligjshëm.

“Do të kërkojmë dhe pretendojmë armëpushimin pa kushte 30 ditor. Për fat të keq vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Do të duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme sepse kjo mund ta ndalë Rusinë.

E di që sot do të diskutojmë edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunim ekonomik një çështje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë e Letoninë.

 Për rrjedhojë do ta përdorim këtë KPE si platformë të mirë për takimin e të gjithë udhëheqësve evropianë. Kemi 17 paketa sanksionesh për të cilat është rënë dakord“, deklaroi ajo për gazetarët.

 

ide