Pëllumb Seferi: Shtëpitë tironce, zemra e qytetit! 11 Maji është një detyrim për një qeverisje që dëgjon!

5 Maj 2025, 14:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Pëllumb Seferi: Shtëpitë tironce, zemra e qytetit! 11 Maji

Kandidati për deputet nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka vijuar takimet me banorët e Tiranës, duke vënë në qendër të fushatës vlerat e traditës dhe shpirtin e shtëpive tironce, që sipas tij përfaqësojnë zemrën e qytetit.

Shtëpitë e tironcve janë zemra e qytetit. Asnjë fitore nuk mund të jetë e plotë, nuk mund të jetë frymëzuese pa shpirtin e këtyre shtëpive, që kanë mundur të mbajnë gjallë traditën dhe zakonet e forta njerëzore,” u shpreh Seferi gjatë një prej takimeve me qytetarët.

Ai e konsideroi 11 Majin një ditë të rëndësishme jo vetëm për votën, por për një detyrim moral ndaj qytetarëve: “Takime të tilla e bëjnë 11 Majin një detyrim njerëzor për një qeverisje të përgjegjshme, për një qeverisje që nuk harron kurrë të dëgjojë zërin e qytetarëve.”

Pëllumb Seferi falënderoi çdo familje dhe banor që ka hapur derën dhe ka dëgjuar me interes programin e tij, duke e cilësuar këtë mbështetje si forca më e madhe që e shtyn të ecë përpara.

Po ndodh...

ide