Rama “bekon” besimet fetare; Bektashinjve shtetin, ortodoksve kullën dhe myslimanëve lejen për pallatin “geto” në Paskuqan!

23 Korrik 2025, 20:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama “bekon” besimet fetare; Bektashinjve shtetin, ortodoksve

Kryeministri Edi Rama ka qenë dorëlëshuar me besimet në Shqipëri, ku shpeshherë ka trumbetuar në publik për tolerancën fetare. Në fakt, toleranca ka qenë dhe është prej kohësh, jo nga favoret shtetërore, por për shkak se besimet dhe besimtarët në Shqipëri kanë në radhë të parë ndjenjën e atdhetarizmit. Por, duke qenë një lider jetëgjatë, kryeministri ka ditur që t’i blejë këto besime, të paktën që mos ta akuzojnë në publik.

Rama ka arritur që të bëjë për vete 3 nga 4 besimet në Shqipëri, ku bektashinjve u premtoi shtet të pavarur, ortodoksëve iu dha leje për kullë, ndërkohë që myslimanëve u përuroi Xhaminë e Namazgjasë, dhe pikërisht imamit të kësaj xhamie, Gazmend Teqjes, i ka dhënë një leje të stërmadhe për një kompleks pallatesh në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Rama “bekon” besimet fetare; Bektashinjve shtetin, ortodoksve

Por, deri më tani ka lënë “jashtë” katolikët, të vetmit që dolën kundër në publik për aksionin qeveritar në zonën e Thethit, ku Kisha Katolike e Shkodrës bëri edhe një deklaratë publike. Ndërkohë, tri besimet e tjera, megjithë këto favore, deri më tani kanë “mbyllur gojën”, madje edhe në fenomene të largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.

Rama “bekon” besimet fetare; Bektashinjve shtetin, ortodoksve

Sipas dokumeneteve që disponon VoxNews, disa muaj më parë Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar edhe lejen e zhvillimit për “objekt banimi dhe shërbimesh 1, 11, 13, 14, 16 dhe 17 kate me 2 kate parkimi nëntokë”.

Leja e ndërtimit iu është dhënë firmave “AB Vizion” dhe “Darsi”, ku do ta zhvillojnë lejen në pronën e disa familjeve, më konkretisht Shehu. “Prona ndodhet në zonën e Paskuqanit në afërsi të rrugës ‘Hajredin Bylyshi’ dhe vendosur pranë Unazës së Madhe që ka filluar të funksionojë dhe lehtëson aksesin rreth Tiranës, duke e pozicionuar atë si pjesë të zgjerimit të qytetit për të përballuar rritjen e numrit të banorëve. Sipërfaqja e madhe e e truallit mundëson një planifikim që kombinon jetesën urbane me hapësira të gjelbra, ndërkohë që kati përdhes përfshin objekte tregtare dhe shërbime për komunitetin” thuhet në dokument.

Rama “bekon” besimet fetare; Bektashinjve shtetin, ortodoksve

Në dokumente përcaktohet se sipërfaqja e truallit për ndërtimin e obejktit është 9119 metër katrorë dhe projekti parashikon ndërtimin e një strukture shërbimi 17 kate mbitokë dhe me 2 kate nëntokë.

Në dokument thuhet se kompeksi do të quhet ‘Coral’ me një ndërtesë të vetme dhe rreth 360 apartamente. “Shtrihet në mënyrë oranike përgjatë truallit, duke ofruar pamje drejt qendrës së Tiranës. Sipërfaqja e madhe e kompleksit mundëson një organizim që ndërthur jetesën. Përbëhet nga 5 seksione të emërtuar me shkronja” vijon dokumenti, ndërkohë që është edhe një hartë se si do të jetë.

Rama “bekon” besimet fetare; Bektashinjve shtetin, ortodoksve

Por, kush do t’a ndërkohë kompkeksin geto në Paskuqan?! Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, firma AB Vizion është në pronësi të z. Gazmend Teqja, i cili është Myftiu i Tiranës dhe Imami i Xhamisë së Namazgjasë. Firma është themeluar në vititn 2022 dhe zyrat ndodhen ka në Farkë, në kompleksin “Ëhite House”.

Ka si objekt kryerjen e veprimeve në fushën e ndërtimit si projektim, zbatim punimesh si dhe veprimeve të lidhura me to. Madje objekti parashikon edhe menaxhimin e zonave civile, sociale, turistike, industriale, ura, tunele, vepra arti etj./Vox



Po ndodh...