
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn, presidenti ukrainas: E kam informuar për situatën në front dhe...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter) se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Zelensky shkruan se e ka informuar Ramën shkurtimisht për situatën në frontin e luftës dhe në diplomaci, ndërsa thekson se Ukraina po punon me të gjithë partnerët për të ndalur luftën dhe për të shmangur viktima të tjera.
“Diskutuam përgatitjet për takime në skena të rëndësishme ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta bashkëpunimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë,” shkroi ai.
Në fund të mesazhit të tij, Zelensky shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë: “Faleminderit, Edi. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.”
“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal
E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tënde të palëkundur për Ukrainën”, u shpreh Zelensky.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128