Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët e kontinentit mbërrijnë në tapetin e kuq, priten nga Rama

16 Maj 2025, 10:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët e kontinentit

Kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Europës, po zhvillohet aktualisht ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit.

Po ashtu, në sheshin “Skënderbej” të ftuarit i presin dhe performanca me valle e muzikë shqiptare.

Ceremonia e mirëseardhjes në samit shoqërohet nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Ndërkohë Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

 

Po ndodh...