Si po ia bën fushatën Ilir Metës në burg? Kryemadhi tregon kujt i telefonon

22 Prill 2025, 22:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Si po ia bën fushatën Ilir Metës në burg? Kryemadhi tregon

Edhe pse e divorcuar zyrtarisht nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi po bën çdo ditë fushatë për ish-bashkëshortin, duke kërkuar vota për të, për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë për moderatoren Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus, Kryemadhi tha se telefonon dhe takon çdo ditë miqtë e saj, dhe kërkon vota në Tiranë për ish-bashkëshortin.

Kryemadhi: Nuk kam pse të shkoj në struktuart e partisë. Shkoj dhe takoj atë kontigjent njerëzish që nuk janë pjesë e strukturave të partisë.

Kryemadhi: Keni ju një database?

Kryemadhi: Telefoni im është vetë database.

Kryemadhi: Ke kontaktuar emrat që ke në telefon, çfarë thonë kur ju kërkon votën për Ilir Metën?

Kryemadhi: Ata e kanë ndarë mendjen për Ilir Metën. Kur i kontaktoj them më bëni një listë edhe të njerëzve që unë duhet të kontaktoj. Aty ulemi pimë kafe, unë nuk kam nevojë të prezantohem me Pranvera Borakajn po them, ne njihemi prej 30 vitesh, marrdhënia jonë është aq personale, aq miqësore, jemi rritur bashkë, kemi luftuar bashkë.

Borakaj: Ka nga ata që çuditen që kërkoni kaq shumë mbështetje për ish-bashkëshortin?

Kryemadhi: Nuk besoj se ju bën përshtypje, divorcet janë shtuar shumë kohët e fundit. Njerëzit që më njohin e dinë karakterin tim, e dinë edhe mënyrën si llogjikoj. Kush nuk më njeh thotë hë se do kalojë. Kush më njeh e di që jemi në një etapë tjetër, ndryshe nga ajo që shikon opinioni publik.

 

Po ndodh...