
Vota preferenciale, Rakipi kalon para Qefalisë, Gjylameti në avantazh ndaj Xhaçkës

Kur janë numëruar 1272 nga 1282 kuti votimi në Tiranë sa i përket votave preferenciale, brenda listës së kandidatëve të Partisë Socialiste është krijuar grupi i atyre që kanë marrë mbështetje më të madhe, por edhe e atyre që tani e kanë kuptuar që nuk do jenë më në Parlament.
Në përfundim të numërimit të votave në kuti, do të numërohen edhe 42384 vota të Diasporës.
Më i votuari në Tiranë vazhdon të jetë Blendi Gonxhja, i cili ka marrë mbi 21 mijë vota, ndërsa në vend të dytë është Erion Braçe, i ndjekur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Fatmir Xhafaj.
Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe deputeti aktual Orlando Rakipi, i cili është para Xhemal Qefalisë me 42 vota. Ndërkohë që deri tani në listën fituese rezultojnë edhe dy zonja Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti.
Ish-ministrja Mimi Kodheli rezulton deri tani me 3792 vota, e ndjekur nga Ermonela Felaj me 4222 vota.
Në mesin e listës janë edhe Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu, të cilët kanë pak gjasa të marrin një mandat tjetër parlamentar.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128