Një tifoze VIP për mesfushorin shqiptar në Itali, Xhenifer Lopez shfaqet me fanellën e…

28 Korrik 2025, 21:02 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Një tifoze VIP për mesfushorin shqiptar në Itali, Xhenifer Lopez

“Asgjë e veçantë… vetëm Xhenifer Lopez me fanellën tonë”. Ky ka qenë postimi i klubit të Serisë B, Karrareze, teksa publikonte në rrjetet sociale këngëtaren e famshme me fanellën e kësaj skuadre.

Një fanellë e personalizuar që ajo e mbante në dorë, me numrin 10 dhe me JLo të dukshme. Një publicitet falas për klubin e Serisë B, pjesë e të cilit është edhe mesfushori Kleis Bozhanaj, i cili iu bashkua gjatë merkatos së verës.

Në fakt kjo ka qenë një dhuratë që klubi i ka bërë këngëtares, e cila ka qenë e pranishme për një koncert në Itali në ditët e kaluara dhe ku me shumë mundësi i kanë dorëzuar edhe fanellën e klubit italian me të cilën ajo ka pozuar.

 

Po ndodh...