“Se kuptoj ku është problemi, por…”/ Robert De Niro tregon si e përjetoi ndryshimin e vajzës së tij, Ayrin!

3 Maj 2025, 21:34 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Se kuptoj ku është problemi, por…”/ Robert De Niro

Aktori legjendar Robert De Niro nuk ka hezituar asnjë çast për të mbështetur vajzën e tij Ayrin, e cila është shprehur publikisht si transgjinore. Për TMZ ai ka deklaruar se: 

E kam dashur dhe mbështetur Aaron-in si djalin tim, dhe tani e dua dhe e mbështes Ayrin-in si vajzën time. Nuk e kuptoj ku është problemi, i dua të gjithë fëmijët e mi.

De Niro është baba i shtatë fëmijëve. Ayrin, e lindur si Aaron dhe me një vëlla binjak të quajtur Julian, është vajza e tij me aktoren Toukie Smith.

Që nga nëntori i kaluar, Ayrin ka nisur terapinë hormonale dhe është në një fazë të rëndësishme të jetës së saj, ku duket se po merr mbështetje të plotë nga babai i saj i famshëm. Në deklarata të dhëna për të njëjtën media, Ayrin ka rrëfyer disa nga komentet e vështira që ka dëgjuar gjatë jetës:

Më kanë thënë që isha shumë e madhe, jo mjaftueshëm e dobët, jo mjaftueshëm e zezë, jo mjaftueshëm e bardhë, shumë femërore, jo mjaftueshëm mashkullore… Askush nuk më ka thënë që jam e përsosur ashtu siç jam.

Në një intervistë për revistën “Them”, Ayrin ka qenë e hapur dhe kritike:

Njerëzit nuk dinë asgjë për mua, ndjej sikur ende nuk më njohin. Dhe kur shoh gra trans që janë të sinqerta dhe të hapura, sidomos në hapësira publike si rrjetet sociale, dhe i shoh të suksesshme, mendoj se ndoshta nuk është shumë vonë edhe për mua.

Ajo ka treguar gjithashtu se ka qenë viktimë e bullizmit për një pjesë të mirë të jetës së saj:

Ka një ndryshim mes të qenit e dukshme dhe të qenit e parë. Kam qenë e dukshme, por nuk mendoj se dikush më ka parë vërtet ndonjëherë. Kanë qenë të pamëshirshëm dhe unë nuk jam përshtatur kurrë me standardet e bukurisë.