
Chelsea-Betis finalja e Conference League, Marseca: Tani duam trofeun

Nuk është turneu që tifozët e Chelsea-t ëndërronin, por pas një krizë të fortë në vitet e fundit, që pas largimit të Abramovic, Conference League do të ishte një ngushëllim për blutë, për më tepër që ekipi është në garë edhe për një vend në Champions League.
Suksesi 4-1 në sfidën e parë përballë Djurgarden e bënte një formalitet kualifikimin për në finale, për këtë arsye trajneri Maresca kishte bërë një rotacion thuajse të plotë përballë suedezeve.
Pavarësisht këtij fakti, londinezët triumfuan edhe në sfidën e kthimit, ku u mjaftuan vetëm me një gol në pjesën e parë. Në finale, tani Chelsea do të përballet me Betis, një nga surprizat e këtij edicioni, por trajneri Maresca kërkon t’i shkojë deri në fund, kërkon të fitojë këtë trofe:
“Jam shumë i lumtur, kemi bërë hapin e parë. Tani kemi afro 20 ditë për të përgatitur finalen, shpresoj shumë që të arrijmë ta fitojmë këtë trofe”, u shpreh trajneri i Chelsea-t.
Një sfidë shumë e bukur rezultoi ajo ndërmjet Fiorentines dhe Betis, me ekipin spanjoll që arrin të sigurojë një biletë për në finale falë suksesit 2-1 në sfidën e parë, pasi në “Franchi” akti i dytë përfundoi në barazim 2-2, ku nuk mjaftoi koha e rregullt për të përcaktues një fitues.
Betis kaloi në avantazh me të përhershmin Antony në minutën e 30-të, por Fiorentina reagoi fuqishëm duke përmbysur gjithçka brenda pjesës së parë. Robin Gosens bëri tifozët të ëndërron, me anësorin gjerman që realizoi një “dopietë” golash. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, por nuk prodhoi ndryshim në rezultat duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë, aty ku në minutën e 97-të, Betis realizoi golin e dytë, një gol me peshë që i dhuroi ekipit spanjoll finalen e Conference League.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128