Dinamo-Tirana do të luhet në Rrogozhinë, shkak bëhet finalja e Play-Off-it

26 Prill 2025, 11:23 / SPORT ALFA PRESS

Dinamo-Tirana do të luhet në Rrogozhinë, shkak bëhet finalja

I parpritur ishte lajmi për ndryshimin e stadiumit të sfidës Dinamo – Tirana. Kjo sfidë ishte parashikuar të luhej ditën e dielë në orën 15:30 në “Elbasan Arena”, por ka ndryshuar.

Është mësuar se tashmë derbi është zhvendosur në “Egnatia Arena” dhe do të luhet po ditën e dielë në të njëjtën orë. Kjo ka ardhur për shkak të sfidës së “Play-Off”-it mes Besës dhe Pogradecit siç raportohet nga shtypi i shkruar.

Kjo përballje është parashikuar të luhet ditën e hënë në orën 17:00. Kavajasit dhe pogradecarët do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena”.

 

Po ndodh...